ShowBizzz

Madonna zbulon fjalën e parë që tha pasi doli nga koma!

Mbretëresha e Pop-it u dërgua me urgjencë në kujdesin intensiv në qershor 2023, për shkak të asaj që ekipi i saj e përshkroi si një “infeksion serioz bakterial”. Edhe pse ajo ka bërë një rikuperim të plotë dhe tani është në mes të një turneu botëror, Madonna sw fundmi ka kujtuar atw periudhw gjatë shfaqjes së saj të fundit në Kaliforni të hënën mbrëma. “Nuk e dija për katër ditë sepse isha në koma të induktuar, por kur u zgjova, fjala e parë që thashë ishte ‘Jo’”, u tha fituesja e Grammy fansave të pranishëm.

“Jam shumë e sigurt që Zoti po më thoshte: ‘Dëshiron të vish me ne? Dëshiron të vish me mua? Dëshiron të shkosh nga kjo rrugë?’ Dhe unë thashë, ‘Jo, jo’.

Madonna zbulon fjalën e parë që tha pasi doli nga koma!

Gjatë gjithë turneut të saj në vazhdim, Madonna ka folur sinqerisht për frikën e saj shëndetësore të vitit 2023. Gjatë shfaqjes së saj të parë në Londër, këngëtarja “Like A Prayer” kujtoi: “Unë nuk mendoja se do t’ia dilja, dhe as mjekët e mi. Kjo është arsyeja pse u zgjova me të gjithë fëmijët e mi të ulur rreth meje.

“Kam harruar pesë ditë të jetës sime, apo vdekjen time, nuk e di vërtet se ku isha. Por engjëjt po më mbronin. Dhe fëmijët e mi ishin atje. Dhe fëmijët e mi gjithmonë më shpëtojnë, çdo herë. Nëse doni të dini se si ia dola dhe si mbijetova, mendova, duhet të jem aty për fëmijët e mi. Unë duhet të mbijetoj për ta”.

Madonna zbulon fjalën e parë që tha pasi doli nga koma!

Fëmijët më të vegjël të Madonna-s kanë të gjithë role kryesore në shfaqjen e saj Celebration Tour, ndërsa vajza e saj e madhe dhe djali i saj Lourdes dhe Rocco i janë bashkuar gjithashtu asaj në skenë gjatë pjesës fillestare evropiane.

 



bal