Lajme

Basha me foton familjare uron të ëmën dhe mësuesit shqiptarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Basha ka publikuar një foto krah familjes së tij duke thënë se kjo është ditë e veçantë për ta pasi dhe nëna e tij ka punuar si mësuese për shumë vite.

“Prandaj edhe sot një urim i veçantë shkon për nënën time që shërbeu një jetë të tërë si arsimtare për shumë breza nxënësish dhe prindërish që e urojnë dhe kujtojnë si zyshën e tyre të preferuar”, shkruan Basha, teka më tej besimplotë shprehet se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar.

“Nga zemra dua të uroj çdo mësues shqiptar të djeshëm e të sotëm, Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje për çdo ditë të jetës që me vështirësi dhe sakrifica por me shumë dashuri i’a keni kushtuar dhe kushtoni mësimdhënies.

Çdo 7 Mars është një ditë e çmuar edhe për familjen tonë. Prandaj edhe sot një urim i veçantë shkon për nënën time që shërbeu një jetë të tërë si arsimtare për shumë breza nxënësish dhe prindërish që e urojnë dhe kujtojnë si zyshën e tyre të preferuar.

Kam shumë shpresë dhe besim, se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar”, shkruan kryetari i PD-së.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo