Prej ditës së djeshme lajmi kryesor në të gjithë mediat e vendit është dhuna në Oborrin Mbretëror, ku Princ Leka ka bërë kallëzim së është dhunuar nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe ish-vjehrri Gjergj Zaharia.
E teksa vendi “zien” nga skandali “Mbretëror”, një reagim ka edhe shoqja e Elias, aktorja e njohur Luli Bitri.
Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo i del në mbrojte Elias, teksa ka zbuluar se Princ Leka e ka tradhtuar bashkëshorten.
“Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë. Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash..!”, shkruan ajo.
Postimi i plotë i Bitrit:
Gjithmonë kam menduar se mes një çifti nuk duhet të futet askush të gjykojë e të fajësojë. Për të njëjtat arsye që ata bëhen bashkë, mundet edhe që të ndahen……!
Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë.
Atij njeriu për të cilin fajesoje veten se mos nuk ke bërë mjaftueshëm për ta bërë të lumtur… që u shty drejt një tjetre.
Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash..!
Unë nuk kam takuar një grua me këtë tolerancë dhe force për ta edukuar veten me faljen dhe jo me urrejtjen….!
Kemi qënë shumë afër këto kohë dhe kam njohur fisnikërinë tënde për të falur sepse për ty ai është babai i vajzës dhe se nuk ja dëshiron kurrë asgjë të keqe!
Sepse ti je bija e një babai të plagosur e të zhgënjyer e megjithatë ai të emocionon kur e sheh rrugëve të Tiranës duke iu dedikuar mbesës…!
Atij babai- gjyshi qe edhe pse duhet te jetë betuar se nuk do të shkelte më në atë shtëpi, në emër të dashurisë, ka qëndruar pa gjumë me ty dhe me të voglën, ( në vend të të atit) gjithë këto netët e ditët e kësaj javë, kur ti digjeshe nga temperatura në shtëpi…!
Duke ditur gjithë këto dhe duke të njohur mirë, unë të dërgojë një përqafim ty dhe babait tënd, për të cilin ti je krenare!
Për babain tim do e ktheja botën përmbys!
Mjerë kush nuk do i bëjë fëmijët e vet krenarë!
Kujtojmë që ditën e djeshme u bë me dije lajmi se më 5 mars, Princ Leka kishte shkuar në Oborrin Mbretëror përtë takuar vajzën 3-vjeçare, ku është përballur me ish-vjehrrin dhe ish-bashkëshorten.
Kujtojmë se Princ Leka Zogu depozitoi kallëzim në Policinë e Tiranës ku pretendonte se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Të njëjtën gjë bëri dy ditë më parë edhe Elia, e cila denoncoi në Polici ish-partnerin e saj duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj, Gjergj Zaharia dhe vetë asaj.
Princi pretendon se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe për këtë u paraqit në Komisariatin e Policisë Numër 1. Neësbomb.al soli më herët një pjesë të procesverbalit të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore, ku Leka Zogu tregoi se si ka ndodhur ngjarja. Ndër të tjera, ai bëri me dije se kishte shkuar për të takuar vajzën e tij 3-vjeçare. Por, në oborr ka konstatuar një dollap të nxjerrë pa lejen e tij.
Për këtë ka kërkuar nga administratori i pallatit mbretëror që ta shoqëronte për të takuar vajzën, por dhe për të marrë shpjegime për ndryshimet e orendive shtëpiake në shtëpinë e tij.
“Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit, shtetasin S. M., të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.
Më pas i kam kërkuar atij të më shoqëronte deri te vajza ime e vogël, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia. Në këto momente, unë e kam përqafuar vajzën dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese”, ka thënë fillimisht Leka Zogu.
Më tej ka treguar detajet e dhunës së ushtruar teksa shprehet: “Reagimi im në këtë situatë ka qenë duke i kërkuar Gjergj Zaharisë që të mos shprehej ashtu në sytë e vajzës sime, duke më ofenduar dhe kërcënuar. I kam kërkuar të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”, tha Princi.
Ndëesa, nga ana tjetër Elia Zaharia tha se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci, është tepër e vështirë, si për të dhe familjen e saj. Ajo përshkroi momentet kur gjeti Princin në shtëpi teksa po përpiqej të dhunonte babain e saj 73-vjeçar.
“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia për Vizion Plus.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo