Elia Zaharia dhe Princ Leka janë përfshirë në një skandal ditën e djeshme, pak kohë pasi zyrtarizuan divorcin.
Ish-çifti kanë kallëzuar njëri-tjetrin në polici për dhunë, ndërsa një video u bë publike ku shihej teksa Elia përplasej fizikisht me Lekën.
E teksa skandali ka prekur familjen mbretërore, një postim i disa muajve më parë nga Elia në rrjetet sociale është bërë viral.
“Gëzuar 1 Qershorin, festën më të ëmbël të vitit, foto nga Blerta Celibashi”, shkruante Elia, teksa shihej krah familjes së saj, ndërsa foton e realizonte tashmë partnerja e re e princ Lekës, Blerta Celibashi.
View this post on Instagram
Kujtojmë se lidhja e Lekës me Blerta Celibashin u zyrtarizua në 16 shkurt, teksa dyshja u panë krah njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë.
Madje ata shijuan edhe disa pushime bashkë larg qendrës së vëmendjes, por sërish nuk u shpëtuan paparacëve.
lokimagazine