Ka folur për mediat greke 25-vjeçarja shqiptare, e cila prej vitesh vuante torturat nga njerku, i cili e përdhunonte, dhunonte dhe e përdoret për të trafikuar droge.
Delin Beqiri 36 vjeç nga Lushnja, akuzohet se ka përdhunuar prej 11 vitesh vajzën e partneres së tij, e cila atë kohë ishte vetëm 14 vjeç. 36 vjeçari dhe Dhurata Shpata 50 vjeç ishin në një lidhje dhe bashkëjetonin. E nga kjo bashkëjetesë do të vinin vuajtje dhe traumat e 25-vjeçares.
E teksa në mediat e huaja, por edhe në ato shqiptare po qarkullon lajmi se nëna e vajzës kishte dijeni për abuzimin seksual të vajzës nga partneri i saj, 25-vjeçarja i hedh poshtë.
Ajo është shprehur se nëna e saj nuk dinte asgjë dhe se ajo nuk i kishte folur me të sepse nuk donte që ta mërziste.
“Nëna ime nuk kishte njohuri për këto gjëra. Ai nuk dinte asgjë. Atë që ai ka bërë, i ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë dhe mamaja ime shpesh e pyeste se përse kjo sjellje, për të kuptuar pse ishte i tillë me mua.
Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja. Nëna ime nuk dinte asgjë dhe as nuk e di nëse tashmë e ka mësuar sepse ajo ndodhet në paraburgim që të martën dhe nuk e kam takuar”, tha 25-vjeçarja për “Protothema”.
Autori i dyshuar 36-vjeçar pritet që paraditen e së hënës të dalë para hetuesisë së Pireut për të kërkuar falje. Gjithashtu, është arrestuar edhe nëna e viktimës, bashkëshortja e 36-vjeçarit dhe ndaj saj është ngritur procedim për shkelje të legjislacionit për armët, pasi në banesë është gjetur armë, mijë euro dhe lëndë narkotike.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur në Egjinë të Greqisë dhe ky lajm ka tronditur gjithë komunitetin atje. Mediat greke kanë raportuar se e reja, e cila tashmë është 25 vjeçe, ka dëshmuar në polici se partneri 36-vjeçar i nënës së saj 50-vjeçare e ka abuzuar me të prej vitesh.
Kur ajo është rritur, 36-vjeçari ka nisur ta dhunojë dhe kërcënojë, duke i thënë se nëse do t’i tregonte ndokujt për rastin atëherë do i publikonte videot intime që kishte regjistruar gjatë aktit.
Personi në fjalë ka ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij që nga viti 2013, kur vajza atëherë ishte vetëm 14 vjeçe. Sapo ajo mbushi 18 vjeç, shqiptari filloi ta përdhunonte dhe madje e ka përdorur edhe për të shitur drogë.
Të martën, më datë 5 mars, efektivët e Nëndrejtorit të Sigurisë së Pireut në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Egjinë, në prani të prokurorit, kanë mbërritur në shtëpinë e familjes, ku kanë arrestuar 36-vjeçarin dhe nënën 50 vjeçare.
Gjatë kontrollit në banesë u gjetën 18.275 euro, si dhe një sasi lëndësh narkotike që tregtohej nga shqiptari. Delin Beqiri nuk ishte një emër i panjohur për policinë greke pasi edhe më herët ka qenë i denoncuar për disa ngjarje.
Jeta e lumtur në rrjetet sociale
36-vjeçari shqiptar në rrjetet sociale reklamonte gjoja një familje të lumtur, ku shpesh ndante foto dhe me partneren 50-vjeçare. Njerëzit gënjeheshin nga fotot e bukur, duke mos ditur që pas fshihej drama e një vajze që dhunohej dhe përdhunohej prej vitesh nga Delin Beqiri.
Sipas informacioneve të publikuara nga Neësbomb.gr, nëna 50-vjeçare, e cila gjithashtu u arrestua, është divorcuar kur dy vajzat e saj ishin ende adoleshente. Pas ndarjes, 50-vjeçarja ka nisur njohjen në rrjetet sociale me shqiptarin 14 vite më të vogël. Pa u njohur ende mirë ata nisën të bashkëjetonin.
Çfarë gjetën autoritetet në shtëpinë e 36-vjeçarit?
Pas kontrollit në shtëpinë ku jetonin 50-vjeçari dhe 36-vjeçari, policia gjeti drogë, një pistoletë, thika dhe një shumë të madhe parash. Konkretisht, autoritetet policore konfiskuan:
1505 gram kanabis
armë
4 thika
Shuma prej -18 275- euro
3 peshore precize
3 celularë
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo