Bota

Rama dënon sulmin rus që rrezikoi jetën e Mitsotakis dhe Zelenksyt në Odesa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas sulmit në Odesë të mërkurën, shumë pranë vendit ku po takoheshin Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Dënojmë me forcë sulmin me raketa ruse në Odesa që vuri në rrezik jetët e Kryeministrit të Greqisë, Mitsotakis, një mik dhe një aleat i përkushtuar në NATO dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta mikprisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të rrezikshme dhe të pamatura”, shkroi Rama në rrjetin social X.

Një raketë ruse goditi Odesën të mërkurën, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhej në qytetin port të Detit të Zi në një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Zelensky dhe anëtarët e delegacionit grek nuk u dëmtuan, pavarësisht se raketa ra rreth 500 metra larg, thanë zyrtarët grekë për gazetën Protothema



/tiranapost