Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli ka pësuar një ndryshim drastik në pamje.
Fituesi i “Big Brother VIP 2” ka vendosur që në ditën e mësuesit të ndryshojë ngjyrën e flokëve të tij bjonde.
Nga jeshile, në bjonde, këtë herë ai i ka lyer flokët lejla, një ngjyrë kjo që nuk përdoresh shumë tek meshkujt.
Luizi
Në videon e postuar në Instagram, Luizi i ka uruar të gjithë arsimtarët për 7 mars, dita e mësuesit.
“Gëzuar festën të gjithëve mësuesve që na kanë dhënë edukatë, na kanë edukimin, të tëra. Kjo boja që po shihni nuk është sugjeruar nga asnjëri prej tyre. Thjesht ju uroj nga zemra gëzuar festën edhe ju paçim tërë jetën. Faleminderit për gjithçka.”– tha Luizi.