Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sot në lidhje me sulmin rus me raketa në Odesa ku qëllimi ishte eleminimi i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Mitsotakis ka shprehur mbështetje të plotë ndaj Ukrainës dhe thotë se askush nuk mund t’i frikësojë.
“Askush nuk do të na frikësojë,” – tha Mitsotakis në një fjalim në konferencën dy-ditore të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Bukuresht, Rumani.
“Unë mendoj se ne të gjithë kemi një mesazh për Kremlinin. Ne nuk do të kemi frikë, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe qytetarët e saj të guximshëm për aq kohë sa të duhet. Dhe ne mbetemi të bashkuar për këtë çështje”, – shtoi ai.
Kryeministri grek tha gjithashtu se BE tregoi vendosmëri në mbështetjen e Ukrainës me një front të bashkuar.
“Armiqtë tanë nuk e prisnin këtë. Ne mbështesim Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht, ne vendosim sanksione ndaj Rusisë. Ne po dërgojmë një mesazh se asnjë shkelje e të drejtave sovrane dhe të ligjit ndërkombëtar nuk do të pranohet nga familja evropiane.”
Delegacioni i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis është rrezikuar ditën e djeshme nga një sulm me raketa teksa ndodhej në rajonin e Odesas, ku u zhvillua një takim zyrtar me presidentin Volodymyr Zelensky. Mediat greke raportuan se shpërthimi ka qenë 150 metër larg delegacionit.
Sipas skenarit të zbardhur nga mediat ndërkombëtare, raketat ruse kanë tentuar të eleminojë presidentin ukrainas pasi shpërthimi ka qenë shumë pranë autokolonës së tij.
Më pas, në Odesa kanë rënë sirenat e sulmit dhe është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Kështu e ka përshkruar ngjarjen dhe vetë kryeministri grek, pak para se të shkonte në takim me presidentin Zelensky.
Kryeministri iu referua sulmit që ndodhi pranë autokolonës së presidentit ukrainas, duke thënë se “kur dëgjuam disa sirena dhe pak më pas kur po shkonim te makinat tona dëgjuam një shpërthim të madh. Për ne është kujtimi më i mirë se këtu po zhvillohet një luftë e vërtetë.
Takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Mitsotakis vazhdoi siç ishte planifikuar, pavarësisht shpërthimit.
Russians send ballistic missiles to the center of Odesa while the Greek Prime Minister and Zelensky are in town.
Here, explosions interrupt a church service and daily life. pic.twitter.com/HTxklocPos
— Jay in Kyiv (@JayinKyiv) March 6, 2024
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo