Në oborrin e shtëpisë, Bardhi është befasuar nga një dron misterioz që fluturoi mbi ambientet ku ai po kalonte kohën së bashku me aktorin Romeo Veshaj.
Kjo vjen vetëm pak ditë pas largimit të partneres së Bardhit, modeljes Sara Gjordeni, nga formati televiziv ku ishte e pranishme deri në spektaklin e së martës së kaluar.
Bardhi i ka bërë të ditur bashkëbanorëve dhe spektatorëve se beson se droni është një surprizë e dërguar nga Sara si një mënyrë për të treguar mbështetje dhe prani në mungesë të saj fizike.
Megjithëse Sara nuk ka dhënë ende një pohim zyrtar që konfirmon se a është ajo pas këtij veprimi, veprimet e saj në rrjete sociale japin sinjale të qarta.
Ajo ka shpërndarë video të Bardhit gjatë momenteve të tij të emocionuar nga droni, duke u dukur qartësisht si një lëvizje e kalkuluar nga ana e saj për të mbajtur gjallë lidhjen me të dashurin e saj pavarësisht distancës.