ShowBizzz

‘Më kërkoi treshe’, ish banori i BBV flet mbi deklaratën e Darios për Meritonin: Ai ka prova, do t’i bëjë publike

Bëri bujë pak kohë më parë deklarata e grimierit Dario Doka i cili tregoi se Meritoni në të shkuarën i ka kërkuar marrëdhënie treshe. Së fundmi vëllai i Meriton Mjekiqit, Rinori, ka deklaruar se do të padisë këdo që konsideron se ka shpifur kundrejt tyre.

I ftuar në “Breaking”, në Top News, ish-banori i BBV Meridian Ramçaj u shpreh se nuk mendon se një deklaratë e tillë bëhet kur nuk ke mënyra për ta faktuar.

Ai tha se Dako nuk ka zgjedhur të publikojë biseda sepse nuk do që të marrë më shumë vëmendje, por se ka shtuar që nëse do t’i duhet të përballet me ta, mund t’i publikojë si fakte.