Lajme

Zvarritja e hetimeve nga SPAK, Hoxha kapet me Karamuçon: Kanë kushte fantastike; eksperti: Duhen më shumë hetues

Puna e bërë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kryefjalë në emisionin “Top Story” të Grida Dumës. Të ftuar në panel, janë dhe gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha së bashku me profesorin e kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Ky i fundit ndër të tjera tregoi se Byroja Kombëtare e Hetimit ka mangësi të theksuara në burimet njerëzore. Sipas tij duhen shtuar hetuesit pasi puna voluminoze është shumë e madhe.

Por në këtë moment ndërhyri Anila Hoxha, e cila theksoi dhe evidentoi se Prokuroria e Posaçme ka kushtet më bashkëkohore nga të  gjitha organet legjislative në vend.

Pjesë nga debati:

Ervin Karamuço: BKH ka nevojë emergjente për të shtuar hetuesit.

Anila Hoxha: Unë nuk jam dakord me këtë që thoni. Mund t’iu tregoj që dosja e sterilizimit ka ardhur e kopsitur që në 2019 e tani ka 5 vite që ende zvarritet.

Ervin Karamuço: O Anila kanë punë shumë voluminoze. Dosjet janë bërë kapicë, duhet të ecësh mbi to.

Anila Hoxha: Po a keni qenë ndonjëherë në Prokuroritë e tjera? Janë zënë dhoma, nuk ka vend për të qëndruar prej dosjeve. Në SPAK kanë kushtet, teknikat më bashkëkohore. Janë më të paguarit.

Ervin Karamuço: Mua më takoi një hetues sepse i njoh dhe më tha: Profesor është bërë e pamundur. Po marr në pyetje çdo ditë nga 6 veta. Koha fizike nuk mjafton, ezaurohesh.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo