Lajme

Sopranoja Ermonela Jaho uron 8 Marsin, urim i veçantë për stafin femëror tek “Trauma”

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho me një vidomesazh shumë emocionues ka uruar këtë 8 Mars, gratë dhe vajzat, mjeket, infermieret dhe personelin femëror mbështetës të Spitalit Universitar të Traumës.

Me rastin e 8 Mrasit ndjej kënaqësinë të uroj nga zemra të gjitha nënat dhe motrat shqiptare, por në veçanti dëshiroj të uroj gratë dhe vajzat e Spitalit Universitar të Traumës, mjeket, infermieret dhe gjithë personelin femëror mbështetës të këtij spitali. Sepse janë pikërisht ato, që me përkushtimin, kurajon dhe sakrificën e tyre, shpëtojnë çdo ditë jetë të të gjitha moshave, prej fatkeqësive të traumave, duke kthyer shpresën dhe mirënjohjen në çdo familje shqiptare.”

Një përqafim i ngrohtë për ju dhe uroj të keni shëndet dhe lumturi në familjet tuaja. Mirënjohje pafund për misionin tuaj kaq human. Gëzuar 8 Marsi”

Videon emocionuese e ka ndarë Spitali Universitar i Traumës ku shkruan se ky urim i veçantë vjen nga e jashtëzakonshmja, soprano Ermonela Jaho.

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është shpallur nga Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023 si “Artistja e vitit”. Shqiptarja ka arritur të vlerësohet me një çmim kaq të rëndësishëm mes shumë emrash të njohur në botë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo