ShowBizzz

Sot 8 Marsi dita ndërkombëtare e gruas, Meritoni me fjalë zemre: I kërkoj falje nënës sime!

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë vendosur të mblidhen në oborr dhe të bëjnë dedikimet për femrat për të rëndësishme të jetës së tyre.

Një ndër nga ‘Vip’-at që ka zgjedhur t’i kërkojë falje nënës së tij është Meritoni, i cili është shprehur se ka patur një adoleshencë problematike dhe e ka mërzitur.

“Unë jam falenderues për nënën time. Meqë është dita e gruas, do doja të përçoja një mesazh për gratë, që t’i duam dhe t’i respektojmë”.

“Ndihem shumë i emocionuar. Duhet që çdo ditë të përmirësohemi, sidomos unë për nënën time, që u rrita si një djalë problematik në adoleshencë, apo ndonjë lajm që e ka parë që është bërë merak apo për shkollimin. Kështu që në radhë të parë, do i kërkoj faljë mamit tim publikisht për çdo ndjenjë të keqe që ia kam dhënë dhe për çdo emocion jo të bukur, dosha edhe nga lajmet që është shqetësuar për mua”.