Ministri i Jashtëm, Igli Hasani me një videomesazh në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka uruar vajzat dhe gratë.
Hasani thekson se roli i grave në vendin tonë, si në qeverisje, administratë publike, e Forcat e Armatosura duhet të shtohet dhe është prioritet.
Në Kuvend 30% e deputeteve janë gra dhe vajza.
“Ne mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse….”
Sepse gratë dhe vajzat janë Shqipëria! Sepse rritja e përfaqësimit të tyre ka qenë e mbetet fokusi i qeverisë shqiptare; Sepse gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën në Shërbimin e Jashtëm dhe aktualisht drejtojnë përfaqësitë shqiptare kryesore në botë; Sepse, prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza; Sepse, në administratë publike mbi 60 për qind i pozicioneve të mesme e të larta drejtuese mbahen nga gratë;
Në polici e Forcat e Armatosura përfaqësimi është gjithnjë e më cilësor. Sepse Shqipëria beson tek kjo çështje, tek të drejtat e grave e vajzave e mundësitë e barabarta. Sepse eksperienca na ka treguar, që sa më shumë hapësira të krijohen për gratë e vajzat, sa më shumë mundësi t’u jepen atyre, aq më e drejtë e më e mirë do të jetë shoqëria jonë. Sepse Shqipëria janë gratë dhe vajzat!”
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo