Lajme

Plagosje me armë zjarri në Mamurras, i plagosuri niset me urgjencë drejt Traumës

Dyshohet se plagosja me armë zjarri e Jurgen Ndreca në qytetin e Mamurrasit ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes Ndreçës dhe një personi tjetër.

Jurgen Ndreca ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, por vetëm disa minuta më pas efektivët e policisë e kanë arrestuar.

25-vjeçari është dërguar në spital për trajtim mjekësor, por për shkak të plagës ai është nisur me urgjencë drejt Traumës. Ndërsa polcia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka sekuestruar armën e zjarrit.

Pamje nga plagosja ne Mamurras
Pamje nga plagosja ne Mamurras

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo