Lajme

Korreshi nxjerr foton e Alibeajt me Gjiknurin: Pazaret bëhen kafeve, zar i Edi Ramës!

Kampi opozitar është përfshirë ditët e fundit në një sërë ngjarjesh e negociatash me mazhorancën, për të rikthyer normalitetin në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Këto negociata kanë sjell përplasje mes dy grupimeve në PD.

Gazment Bardhi dhe aleatët opozitarë të Sali Berishës kanë pranuar një ftesë të Nikollës për bisedime, ndërsa socialistët jozyrtarisht mësohet se janë treguar të gatshëm të hapin rrugë për dy komisione hetimore parlamentare.

Por këto bisedime e negociata nuk janë pranuar nga grupimi i drejtuar nga Lulzim Basha, i cili duket i përjashtuar sepse është pakicë dhe i cilëson ato pazare në kurriz të shqiptarëve.

Enkelejd Alibeaj, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka thënë se Gazment Bardhi dhe të tjerët nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe nuk mund të flasin në emër të saj, duke nxitur reagimin e vetë demokratëve.

Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar një foto të Alibeaj nga një restorant në Tiranë, ndërsa në një pamje tjetër një person që mendohet të jetë Damian Gjiknuri shihet duke u larguar. Ai e quan kolegun zar të Edi Ramës dhe e ironizon duke thënë se pazaret bëhen pikërisht në kafe e restorante.

Fotografia e publikuar nga Korreshi, Alibeaj ne restorant dhe Gjiknuri ne ikje para tij
Fotografia e publikuar nga Korreshi, Alibeaj ne restorant dhe Gjiknuri ne ikje para tij

“Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës.

Nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohesh dhe sdi ca flet, quan “pazar” kontrollin parlamentar ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore. Pastaj zgjohesh dhe i fut edhe nje status: Jam dhe ndjehem “Princ i Spanjës”! Askush nuk mund të flas në emër të “Spanjës”, shkruan deputeti Saimir Korreshi.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo