
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi janë kapur në një ambient për kultivimin e lëndëve narkotike.
Mediat e huaja bëjnë me dije se “shtëpia e barit” është zbuluar rastësisht kur një kompani energjetike kishte shkuar në një banesë në Oksford për të prerë energjinë elektrike pasi nuk kishin paguar faturat.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Dritan Meta 43 vjeç, Refik Skepi 45 vjeç dhe Visar Elazaj 38 vjeç, të cilët akuzohen të gjithë për prodhim të lëndës narkotike.
Tre burra janë në gjyq të akuzuar si pjesë e një komploti për të prodhuar drogën e klasës B në Oxfordshire dhe Essex.
Tre adresa të veçanta u identifikuan si fabrika kanabisi, dy prona banimi në Oksford, dhe një njësi e madhe industriale në South Fambridge, Essex, e quajtur Ferma e Shellfish. Nga operacioni në shtëpitë e barit u arrestuan tre shqiptarë, ndërsa thuhet që kanabisi që u sekuestrua nëse do të shitjen në treg do të kapte vlerën e 1.5 milionë paund
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo