Një tjetër parti politik e do i shtohet listës së zgjedhjeve të 2025 në vendin tonë. Deputeti Agron Shehaj, i cili muaj më parë njoftoi largimin e tij nga Partia Demokratike, ka paralajmëruar së fundmi krijimin e forcës më të re politike, “Next You”.
Shehaj, ashtu si dhe ai është shprehur më herët, ka vendosur që të vije me një tjetër frymë , një alternativë modern të qendrës së djathtë.
“Duam një Shqipëri që krijon mundësi për të gjithë. Bëhu pjesë e rrjetit Next You në të gjithë Shqipërinë”, tha më herët deputeti.
Mirëpo, teksa nga njëra anë deputeti Shehaj u bën thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë, shumë pak prej tyre e njohin. E këtë e tregon sondazhi i zhvilluar së fundmi nga Baramonetri në Euronews.
Nga 1000 qytetarë të pyetur shumë prej tyre nuk e njihnin deputetit Agron Shehaj. Më saktësisht, 32.8% e tyre nuk e dinin se kush ishte, ndërkohë 29% kishin një mendim pozitiv për të, ndërsa 23.9% një mendim negativ.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo