Edhe në ditën ndërkombëtare të gruas, Xhensila dhe Besi sërish nuk ishin krah njëri tjetrit.
Dyshja prej kohësh po përfliten se i kanë dhënë fund martesës së tyre ama deri tani nuk kanë bërë asnjë reagim publik, megjithëse situata është lënë të kuptohet nga postimet e tyre.
Ditën e sotme ata bënë urimet e tyre me rastin e 8 marsit, ama këto urime nuk e përfshinë njëri tjetrin.
Me anë të një postimi në InstaStory, Xhensila bëri me dije se ndihet një grua e lumtur me dy fëmijët e saj në krah, duke mos përmendur fare Besin.
“Ajka&Amen më keni bërë gruan më të lumtur në botë! Krahët plot me ju. Gezuar 8 Marsin të gjitha vajzave, grave.”
Nga ana tjetër, pak minuta pas postimit të Xhensilës, edhe Besi bëri një postim në Instagram ku shkroi: “Shyqyr që ju ka gjet shnoshë!!!”
lokimagazine