Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një takim me 81 përfaqësues provincialë të fondacionit Rinor Turk (TÜGVA), ka paralajmëruar largimin nga politika.
Duke iu referuar zgjedhjeve të 31 marsit, Erdogan tha se është një periudhë shumë e rëndësishme. Ai ndër të tjera paralajmëroi se do largohet nga politika, duke thënë se këto janë zgjedhjet e fundit për të.
“Siç e dini, 31 marsi është një pikë kthese në Turqi. Dhe në këtë pikë kthese, sytë e gjithë botës islame janë drejt Turqisë. Unë vazhdoj punën time pa pushim. Ne vrapojmë fjalë për fjalë pa marrë frymë. Sepse për mua kjo është një finale.
Me autoritetin që jep ligji, këto zgjedhje janë zgjedhjet e mia të fundit, por rezultati që do të dalë nga ky vullnet të jetë transferimi i një besimi për vëllezërit e mi që do të vijnë pas meje. Shpresojmë të fillojmë një epokë të re që nga 1 Prilli”, tha ai ndër të tjera.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo