ShowBizzz

Në një lidhje të re pas ndarjes me Eridën? Xhoana “nxjerr zbuluar” Aleksandros: Ja e vërteta!

Në Live-n e Xhoanës me ndjekësit e After Party-t, u bashkua për disa minuta edhe ish-konkurrenti tjetër i Love Island, Aleksandros.

Sigurisht edhe ai nuk i shpëtoi disa pyetjeve pikante.

I komentuar së fundmi për ndarjen nga Erida me të cilën u njoh dhe u bënë çift në Love Island, ai na tregoi se për momentin po shijon jetën single.

Ishte Xhoana ajo që e ngacmoi se çfarë po bënte ai aktualisht, a ngacmonte dikë apo po e ngacmonin.

Por ai tha se është single dhe për momentin ka disa plane në kokë.

I pyetur se çfarë mesazhi ka ai për ishin e tij, ai tha shkurt: Të fala!



ks