Blero Muharremi ishte një nga banorët e sezonit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”.
Ai u prit mjaft mirë nga publiku, të cilët e mbështetën gjatë rrugëtimit të tij në reality show.
Megjithatë, Blero nuk arriti në finale pasi kërkoi me dëshirën e tij të largohet nga “Big Brother Kosova” që në javët e para.
Ndërsa së fundmi, teksa fliste për kontratën e “Big Brother VIP”, ai ka treguar se nëse një banor kërkon të largohet nga programi, i detyrohet formatit një shumë të caktuar.
Gjithashtu Blero shuajti dhe kuriozitetin e ndjekësve nëse është paguar për qëndrimin e tij në reality show.
Këngëtari ka treguar se nuk ka marrë asnjë monedhë, edhe pse shumë persona e kanë pyetur, por ai shprehet se ka hyrë për të sfiduar veten dhe është shumë i lumtur që ka qenë pjesë e atij formati.
lokimagazine