Andi Llabuti, gazetar dhe ish-fotograf në Oborrin Mbretëror, ka dhënë një intervistë pas skandalit të ndodhur në familjen mbretërore. Ai shprehet se kur Blerta Celibashi, e përfolur si e dashura e Princ Lekës, ka shkuar në Oborrin Mbretëror si fotografe, nuk e njihte Elian.
“Unë kam qenë fotograf në oborrin mbretëror dhe kur ka ardhur Blerta, unë e shikoja si kërcënim për vendin e punës sime. Edhe pse Blerta ishte diçka e butë, e ndrojtur dhe mbaj mend shumë mirë një moment kur Blerta u afrua tek unë dhe më thotë, ‘O Andi kush është princesha nga këto këtu?’, i thashë nuk është sot këtu, dhe nuk e njihte ndaj them që Blerta ka ardhur komplet nga diçka që nuk kishte lidhje fare me Oborrin”, tha Andi i ftuar në Vizion plus duke hedhur poshtë thashethemet se dyshja ishin mikesha me njëra tjetrën.