ShowBizzz

“U ke dhënë llogari”, Romeo përplaset me Heidin: Pse më ndërpret? Ke ndryshuar shumë…

Prej disa ditësh marrëdhënia e Romeos dhe e Heidit është krisur.

Edhe mbrëmjen e sotme, të “Prime” të Big Brother VIP, u përplasën sërish. Heidi e ka komentuar edhe me banorët e tjerë këtë marrëdhënie, duke deklaruar se nuk ka kërkuar llogari, por ka bërë një bisedë të nevojshme për të.

Heidi: Unë doja të thoja që unë nuk i jap llogari askujt. E dinë shumë mirë të gjithë

Romeo: Është llogari

Heidi: Mos më ndërprit, është normale që bëjnë pyetje dhe është okay. Thash të bëj okay dhe më shijoi se duke folur ma heq atë konfuzionin.

Romeo: Pa tendencë nga ana e këtyre?

Heidi: Ishte vetëm në një moment. Isha duke e mbrojt anën e tij, me gjithë gjërat që ia kanë helmuar mendjen. E kanë helmuar situatën tonë. E mbanin për vete. Fillon dyshimi nga njerëzit

Romeo: Ti e di shumë mirë që..

Heidi: Po pse më ndërpret?

Ledion Liço: Edhe ti ke komentuar për Ilnisën dhe Meritonin

Heidi: Romeo ka ndryshuar, e kanë fryrë gjithë shtëpia. I ka heq dyshimet nga unë, i thonë që nuk vlen pa Heidin gjatë gjithë kohës, dhe ne atë moment ka ndryshuar

Romeo: Nuk është kjo

Heidi: E respektoj vendimin e tij

Romeo: Sa është folur për Heidin, nuk jam ndikuar. Më ka thyer veprimet e saj, njerëzit që flinin për atë më kanë bërë më të fortë. Këta e shohin që jam më i fortë se ty. Unë të ndikohem për këtë gjë?