ShowBizzz

Habit Xhoana: Sipas llogarive Ueda ka ngelur shtatzënë në Love Island

Ueda dhe Arlindi do të bëhen prindër, por Xhoana ka një kritikë për ta. Në një live për After Party, ku iu përgjigj pyetjeve, ajo tha se çifti është treguar pak i nxituar pasi sipas llogarive të saj, Ueda ka ngelur shtatzënë në kohën kur ka qenë në program.

“E kam thënë edhe më herët se nuk dua të flas më për ta, bebi të jetë me jetë të gjatë, ta shijojnë ata shtatzëninë, por mendimi im real ama, pa dorashka , se po bëj një llogari me mendjen time tani dhe përderisa duket gjinia tani, i bie fëmija të jetë të paktën 4 muajsh dhe ne kemi po 4 muaj që kemi dalë nga programi. Pra Ueda ka ngelur shtatzënë që në program dhe kjo më duket e pamenduar, shumë herët për të bërë një fëmijë, se fëmija nuk është shaka dhe unë e di mirë këtë gjë. Po ndonjëherë fati është i shkruar dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj fat!”, tha Xhoana.