Romeo ka komentuar sot lojën e Jetmirit, teksa tha se tashmë ai është komentator dhe jo lojëtar i fortë, siç ka qenë kur u shpall fitues i “Big Brother”.
Megjithatë, sipas tij, Jetimir ka frikësuar Julin, pasi po tenton të marrë vajzat, të cilat sipas tij janë në aleancë me të. Ai shtoi se Jetimir luan me koalicione dhe nuk luan dot vetëm.
“Kur ka ardhur, ka pasur emocione të forta dhe tha që mos më acaroni se do nxjerr luanin, tigrin e të tjera që nuk ia shohim dot. Unë mendoj që Jetimir ka qenë i fortë 14 vite më parë. Tani është komentator. Shako Hoxha nuk luan dot në fushë. Juli është në panik, dredh këmbën, ia ka futur frikën. Iu afrua ky Ledjonës, i iku mendja Julit. Ky djali që fliste për rekrutime, thoshte ‘çfarë bëhet kështu’, e bëri si partitë politike, nisi të mblidhte deputetët e zonës, por mblodhi vetëm Françeskën. Jetmiri luan me koalicion.”- tha Romeo.