ShowBizzz

“Nuk e bën dot lojën përballë”/ Juli “sfidon” Jetmirin: Kur të dojë të bëjë debat…

Hyrja e Jetmirit në shtëpi duket se ka trazuar ujërat dhe aleancat e krijuara mes banorëve.

Juli u shpreh se Jetimiri po e bën lojën mbrapa krahëve dhe jo duke u përballur.

Ai tha se kur Jetmiri të dojë të debatojë, duhet ta bëjë përballë me Julin, e jo duke folur mbrapa krahëve.

Nuk e kuptoj kur nuk më konsideron, vjen e më godet. Ky zotëria ka vendosur të mos e bëjë lojën përballë. Nëse është një gjeneral i mirë i historisë, le ta bëjë lojën me vajzat. Unë i kam thënë kur të dojë të bëjë një debat tamam, unë këtu jam, nuk kam as frikë, i kam arguementat gati. Nuk kam asnjë kështu ‘e konsideroj, nuk e konsideroj’. Unë i pres njerëzit përballë, nuk i gjej kur fshihen. Unë kam 20 vjet karrierë dhe kur të dal nga këtu, e di që do bëj prokopi. Dhe ti ke qeshur e më ke duartrokitur. Kështu që mos fol pas krahëve sepse je një injorant.”- tha Juli.