Romeo Veshaj po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në Big Brother VIP Albania 3.
Spektakli i natës së sotme (e shtunë) ka nisur me të, për marrëdhënien me Heidi Bacin.
Në një moment derisa po fliste Françeska Murati, Romeo tha se nuk e duron dot, e se për këtë prezantuesi Ledion Liço i tha të shkojë në dhomën e gjumit.
Donald Veshaj/instastory
Për këtë koment ka reaguar edhe vëllai i Romeos, Donald Veshaj, në një postim në InstaStory.
“Të shkoj ky djali tek dhoma e gjumit nuk ka prime. Fakt”, ka shkruar ai.
Romeo ndërkaq tha se nuk i beson më Heidit dhe se për këtë është krisur raporti i tyre.
Heidi gjithashtu e fajëson atë, duke shtuar se ka ndryshuar dhe se nuk është i njëjti që ka njohur.