Lajme

Rama ndan pamjet nga punimet e rrugës Shëngjin-Velipojë: Puna po vijon pa u ndalur!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të punimeve që po kryhen në kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se së shpejti, ky aks do të jetë një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse.

Sipas Ramës, puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme këtë aks rrugor që në sezonin e ardhshëm veror.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo