ShowBizzz

Dalja “e dyshimtë” e Bardhit nga BBVA, Sara: Në rast se kjo situatë shkon ashtu siç kam menduar, nuk do të heshtë

Pas daljes së papritur të Bardhit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” (BBVA), e dashura e tij Sara Gjordeni ka hedhur dyshime mbi rrethanat e largimit të tij.

Sara, e cila ndodhej në studio, sugjeroi se mund të ketë “diçka përtej” arsyes që iu dha, pas dorëheqjes së Bardhit nga aventura e BBVA.

Ai u largua menjëherë pasi vëllai i tij, Petriti, hyri në shtëpi dhe i dha lajmin se nëna e tyre ishte keq dhe ndodhej në spital. Megjithëse incidenti emocional ishte bindës për shumë njerëz, dyshimet lindën në studio.

Sara, e cila u eleminua nga BBVA vetëm pak ditë më parë, shprehu shqetësimet e saj ndaj këtyre zhvillimeve të fundit. “Unë jam jashtë, kam parë, kam dëgjuar, dhe duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët tani”, tha Sara. “Por nëse kjo situatë shkon ashtu siç kam menduar, unë nuk do të hesht”, shtoi ajo.

Këto zhvillime vijnë pas spekulimeve të fundit në media se familjarët e Bardhit dhe menaxhmenti që i menaxhon llogarinë e tij në Instagram kanë fshirë të gjitha fotografitë e tij me Sarën të bëra në BBVA. Ky veprim ka sjellë pyetje nëse ata ishin kundër lidhjes së tij me Sarën, por situata aktuale lë vend për interpretim.

Me shumë pyetje ende pa përgjigje dhe dyshime që ende rrotullohen, të gjithë presin të shohin se koha dhe zhvillimet e ardhshme do t’i japin një pamje më të qartë të së vërtetës prapa skenës së BBVA dhe historisë së Bardhit dhe Sarës.