ShowBizzz

Shpallet Miss Bota 2024

Shpallet Miss Bota 2024

Krystyna Pyszková nga Republika Çeke është kurorëzuar Miss Bota 2024. Konkursi u mbajt në Indi të shtunën mbrëma, i organizuar nga regjisori i Bollywood-it Karan Johar dhe Miss World 2013 Megan Young nga Filipinet.

“Të kurorëzohesh Miss World është një ëndërr e realizuar. Jam shumë e nderuar që përfaqësoj vendin tim dhe vlerat e ‘bukurisë me një qëllim’ në një platformë globale”, tha Krystyna.

Shpallet Miss Bota 2024

Krystyna Pyszková është 25 vjeç dhe 1.80cm e gjatë.

Shpallet Miss Bota 2024

Krahas studimeve për Drejtësi dhe Administrim Biznesi, Krystyna punon edhe si modele. I pëlqen të luajë flautin dhe violinë dhe ka një pasion për muzikën dhe artin pasi ka kaluar nëntë vjet në një Akademi Arti.

Shpallet Miss Bota 2024