Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.
Bëhet me dije se ka humbur jetën në spital , shtetasi L. Gj., 70 vjeç. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.
“Mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak se ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij, ka humbur jetën në spital, shtetasi L. Gj., 70 vjeç. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo