Lajme

Qytetarët futen poshtë tavolinave, pamjet kur “kërcet” arma mes shqiptarëve në Itali

Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në një lokal në Itali, ku për pasojë humbi jetën një shqiptar dhe u plagosën tre të tjerë.

Mikea Zaka është autori i ngjarjes së rëndë të shënuar mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku humbi jetën 27-vjeçari Kasmi Kasen.

Në pamjet e pëposhtme shihet përplasja mes dy grupeve të shqiptarëve, ndërsa pak momente më pas “kërcet” arma.

Qytetarët e tmerruar nga të shtënat me armë futen poshtë tavolinave për të shpëtuar, ndërsa në sfond dëgjohen 7 të shtëna me armë. Në lokal ishin të shumtë familjarët, ndërsa shihet dhe një nënë që merr karrocën me fëmijën e saj dhe largohet me vrap mga lokali.

Mediat e huaja raportojnë se përplasja mes dy shqiptarëve ka ndodhur për kontrollin e zonave për trafikun e drogës dhe prostitucionit, ndërsa autori i kësaj ngjarje, Mikea Zaka është shprehur se janë konfliktuar për një vajzë.

Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një makinë. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese. Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze. Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë, menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova. Por për të mbrojtur veten”, ka thënë autori para uniformave blu, teksa ka shprehur pendese për ngjarjen e ndodhur.

Mikea Zaka
Mikea Zaka

Dinamika e ngjarjes

Rreth orës 19:30, 4 shqiptarë dalin nga një makinë e marrë me qira disa ditë më parë dhe i afrohen një tavoline jashtë Shake Bar, në Frosinone, në Via Aldo Moro. Në tavolinë janë pesë shqiptarë dhe menjëherë debati mes grupeve degjeneron në dhunë.

Në një moment njëri, i ulur në tavolinë, nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të katër bashkatdhetarëve që mbërritën me makinë.

Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes

Një i vdekur dhe tre të plagosur

Nga ngjarja e rëndë humbi jetën 27-vjeçari Kasmi Kasen, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të tjerë të cilët janë dëguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Njëri nga të plagosurit mbrëmjen e djeshme u raportua i vdekur, por mësohet si ai është në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe po lufton me jetën.

Dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë plumba në këmbë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo