Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Selanik, ku dy anëtarë të LGBTI janë sulmuar dhe dhunuar nga 21 persona.
Mediat greke bëjnë me dije se nga 21 të arrestuarit, 9 janë grekë, ndërsa 12 janë të huaj (me origjinë nga Shqipëria dhe Gjeorgjia).
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin Aristotelous të Selanikut, ndërsa sot janë lënë të lirë 12 nga të arrestuarit, për shkak se janë të mitur.
Të arrestuarit e tjerë akuzohen për fyerje me karakter racistë, si dhe për plagosje të lehtë. 9 të pandehurit mbeten në paraburgim dhe nesër do të dalin para gjykatës.
Dy anëtarët e LGBTI, të dy 21 vjeç kanë qenë në shesh, kur personat në fjalë kanë nisur t’i ngacmojnë. Më pas ashtu të trembur ata janë futur në një restorant. Personat në fjalë i kanë nxjerrë jashtë restorantit dhe kanë nisur t’i shajnë, sulmojë dhe madje u kanë gjuajtur me shishe.
@provc1ntcyu #fyp #skg #greece #phobia ♬ original sound – 🐀🐀🐀🐀🐀
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo