Askush nuk mund ta imagjinonte se raporti mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias do të përfundonte kështu. Miti i aristokracisë u thye dhe lidhje e tyre u kthye në një makth për të dy, pasi tanimë asnjëri nuk ka aspak konsideratë për tjetrin, edhe pse ndajnë një fëmijë së bashku.
Pas dhunës së pretenduar nga Princ Leka, ai nuk nguroi të filmonte skenën e turpshme, madje pamjet filmike i dorëzoi me dorën e tij në polici.
Elia, nga një femër me reputacion dhe klas të lartë, u kthye në një qenie të brishtë që po i kërkonte mes lotësh llogari ish-partnerit me të cilin ndau më shumë se një dekadë, për dhunën ndaj të atit 73 vjeçar. Akuza ka nga të dyja palët, teksa e vërteta ende mbetet në pikëpyteje.
Sakaq, rrjeti ka shpërthyer në komente. Ajo që u vu re ishte mbështetja e madhe ndaj aktores, madje 1 ditë më parë 144 aktorë, regjisorë, përfshirë emra të njohur të skenës përmes një peticioni i kërkuan zyrtarisht AMAS- të fshijë videon ku aktorja Elia Zaharia shihet gjatë përplasjes me Princ Leka Zogun.
Edhe pse kanë vendosur të jenë të rezervuar në deklarata publike, aktorja me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohjen për mbështetje e dhënë përgjatë këtyre ditëve.
Ajo nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë ata që i kanë shkruar fjalë zemre dhe e kanë kuptuar dhimbjen që po ndjen.
Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!,” shkruan Elia Zaharia.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo