Lajme

Rama uron besimtarët për Ramazanin: Vendi ka nevojë që të rritet dhe ngjitet lart

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët nesër nisin nesër muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale, uron që ky muaj të shërbejë për unitetin dhe përkushtimin ndaj tjetrit.

“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët myslimanë. Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime.

Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve. Ramazan të paqtë e bujar”, shkruan Rama.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo