Gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg” për Everaldo Haxhiaj, i cili u arrestua dy ditë më parë nga Forca “Shqiponja” në Tiranë.
39-vjeçari u arrestua pasi pas një kontrolli në mjetin me të cilin po lëvizte u gjet një pistoletë me krehër e municion luftarak. 39-vjeçari u kap në rrugën “Frang Bardhi”’ dhe në makinë iu gjet edhe një sasi kokaine.
Në seancën gjyqësore 39-vjeçari ka deklaruar se lëndën narkotike kokainë e kishte për përdorim vetjak, ndërsa sa i përket armës së zjarrit nuk ka pranuar të jap asnjë deklaratë.
“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Frang Bardhi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën 39-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”, – njoftimi nga Policia e Tiranës.
Edevaldo Haxhiaj është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. 39-vjeçari është ndaluar dhe më parë nga Policia, pasi akuzohej se kishte ndihmuar bosin turk të kriptovalutave, Faruk Fatih Özer të strehohej në Shqipëri. Ai kërkohej nga drejtësia turke dhe cilësohej si një ndër botës e kriptomonedhave që ishte arratisur me 2 miliardë dollarë.
Edevaldo Haxhiaj nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke.
Faruk Fatih Özer i arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua në Shqipëri në gusht të 2022.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo