Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë në hyrje të tunelit të Krrabës.
Automjeti ka marrë flakë në hyrjet të tunelit nga Elbasani drejt Tiranës. Fatmirësisht në momentin që makina ka shpërthyer në flakë, shoferi dhe pasagjerët kanë arritur të dalin pas asnjë lëndim.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e kësaj ngjarje, është krijuar radhë kilometrike në hyrje të tunelit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo