ShowBizzz

Matthew Perry nderohet në Oscars

Fansat e Matthew Perry u prekën pasi aktori i “Friends” u shfaq në nderimin e “Oscars” të këtij viti për ata që kanë ndërruar jetë vitin e kaluar.

Ylli 54-vjeçar u gjet i vdekur në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij në Los Anxhelos më 28 tetor. Autopsia më vonë konfirmoi se ai vdiq nga “efektet akute të ketaminës” dhe mbytja.

Gjatë segmentit homazhe, Andrea Bocelli dhe djali i tij Matteo u ngjitën në skenë për të kënduar së bashku klasiken “Time to Say Goodbye”, duke nderuar një numër yjesh që kanë ndërruar jetë vitin e fundit.

Ndër të tjera, çmimet e Akademisë i bënë homazhe Chandler Bing, aktorit të Dumbledore Michael Gabon, Alan Arkin, Paul Reubens, Harry Belafonte dhe yllit të Curb Your Enthusiasm, Richard Lewis.

Në fakt, Perry nuk u përfshi gjatë nderimit përkatës në BAFTA, duke shkaktuar reagime te fansat e tij. Akademia Britanike ishte përgjigjur duke thënë se do të nderonte kujtimin e tij në ndarjen e çmimeve të Akademisë së Televizionit Britanik.

Bocelli performoi këngën, të cilën e ri-regjistroi në anglisht me sopranon britanike Sarah Brightman në vitin 1996, me ndihmën e kompozitorit dy herë fitues të Oskarit, Hans Zimmer.