Gjatë ditës së djeshme, Ilnisa dhe Romeo kanë diskutuar me njëri-tjetrin, ku ndër të tjera, aktori e pyeti edhe për raportin që ajo ka me ish-burrin e saj.
Ilnisa megjithëse kërkoi të mos e hapnin si diskutim, u shpreh shkurt se vajza ka vite që nuk e takon babain e saj dhe se atij nuk i intereson aspak.
Për deklaratën e Ilnisës pati shumë reagime në rrjet, ndërsa më i fundit ka ardhur në llogarinë saj të Instagramit që ia menaxhojnë familjarët.
Në postim thuhet:
“Nëse të njohësh prindin do të thotë vetëm 2 foto deri në moshën 2 vjeçare dhe asgjë tjetër, asnjë kontakt dhe asnjë mbështetje, atëherë spaskemi kuptuar se çfarë është të jesh prind”.
lokimagazine