ShowBizzz

Adelina Emini rikthehet fuqishëm me “Këngën e Maurës” – një këngë për tragjedi

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Adelina Emini është kthyer në botën e muzikës me një këngë krejt të veçantë, me “Këngën e Maures”.

“Maura’s Song – A Force United”, lindi nga një tragjedi. Një të shtëna masive në SHBA e kryer nga një burrë i motivuar nga urrejtja e tij ndaj grave. Ai sulmoi një klasë joga në një pasdite të së premtes me diell në Tallahassee, Florida. Ai nuk njihte asnjë nga viktimat e tij. Në këtë akt të tmerrshëm humbi jetën Maura Binkley, atëherë 21 vjeç, studnete ne Universitetin Shtetëror të Florides.

Këngëtarja thotë se motivimi për Këngën e Maurës është që të lërë dritën e dashurisë të largojë errësirën e urrejtjes, shkruan “Kosovarja”.

“Maura’s Song – A Force United” vjen me muzikë nga Darko Dimitrov, tekst nga Jeff Binkley & Lindon Berisha, video nga Max Production, styling nga Teuta Matoshi dhe MUA & Hair: Bling Hands.



ks