Xhavit Visoka ish-kolegu dhe miku i Besar Nimanit ka folur në lidhje me vrasjen e boksierit shqiptar në Gjermani.
Ai ka hedhur dyshime se Nimani mund të jetë vrarë nga një grup kriminel i përbërë nga turiq dhe iranianë, të cilët e kishin sulmuar edhe 10 vite më parë. Sipas tij ngjarja ka ndodhur pasi grupi kriminal e donin boksierin pjesë të bandës, por që ky i fundit nuk kishte pranuar.
“Njerëz turko-iranian, ata të cilët as veten nuk e duan, ata kanë menduar që munden edhe Besarin me e fut në grupin e tyre, kështu ka lind konflikti. Klan mafioz, narkomanësh, bastardësh. Besarin me mbyt ke mundur, por me frikësuar jo. Besoj që po, të njëjtit si para 10 vjetësh”, tha Visoka për emisionin “Kosova Today”.
Boksieri shqiptar, Besar Nimani, u vra mbrëmjen e 9 shkurtit në Gjermani, në qytetin e Bielefeld. Ishin familjarët e Nimanit që njoftuan vdekjen e boksierit pasi u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga një restorant i qytetit. Nimani nuk është i panjohur për botën e krimiti pasi edhe më herët, në vitin 2013 ka rënë pre e një sulmi të ngjashëm.
Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje. Në vitin 2019, ai hoqi dorë nga ky aktivitet.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo