Pas hyrjes në Big Brother VIP Albania 3, është komentuar shumë jeta personale e Erjola Doçit. U raportua se ka lënë një lidhje jashtë, ndonëse nuk ka folur asnjëherë për të brenda shtëpisë.
U raportua po ashtu që prezantuesja është në një romancë dashurie me reperin nga Kosova, Azet.
Ndërkohë, një koment që iu bë nga banorët e detyron të zbulojë të vërtetën.
“Erjola shoku i shokut tim dyshohet se është i dashuri yt, ndërkohë brenda u prezantove si vajzë single. Ditën që hyri Silvi në shtëpi na u duk si flirtim të gjithëve. Shohim që në vazhdim je ftohur edhe me Silvin, mbase i ke bërë kalkulimet më mirë, ok”, ka qenë komenti.
Doçi nuk hezitoi të përgjigjet: “E para, unë nuk jam ngroh që të ftohem. Unë jam single, në gjendje civile. Beqare këtu dhe jashtë. Të pëlqej aq shumë Silvin do ta kisha puthur. Nuk e vras fort mendjen”.
lokimagazine