“Donald Trump nuk do të financojë luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus nëse ai zgjidhet sërish president i SHBA-së”.
Këtë deklaratë ka bërë kryeministri hungarez Viktor Orban, teksa është shprehur se Trump nuk do i japë asnjë qindarkë Ukrainës.
“Ai nuk do të japë asnjë qindarkë në luftën Ukrainë-Rusi. Kjo është arsyeja pse lufta do të përfundojë,” tha kryeministri hungarez.
Orban ndër të tjera tha se Ukraina nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta nëse SHBA nuk e furnizon me armë.
“Nëse amerikanët nuk japin para dhe armë, së bashku me evropianët, atëherë lufta ka mbaruar. Dhe nëse amerikanët nuk japin para, evropianët vetëm nuk janë në gjendje ta financojnë këtë luftë. Dhe atëherë lufta ka mbaruar. Është e qartë se Ukraina nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta”, tha ai ndër të tjera.
Orban po mbështet hapur ish-presidentin Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. E teksa kryeministri i Hungarisë jep këtë deklaratë, kujtojmë që Donald Trump është zotuar t’i japë fund luftës “brenda 24 orëve” nëse zgjidhet president, por nuk dha detaje.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo