Sara Gjordeni habiti jo pak me deklaratën e saj mbrëmjen e së shtunës, të bërë në studion e “Big Brother VIP”.
Pasi Bardhi u largua papritur nga shtëpia e reality show-t, shkak gjendja shëndetësore e nënës së tij, Sara vuri në dyshim situatën, duke thënë se mund të jetë stisur nga menaxheri i reperit.
Ndërsa sot, në një lidhje telefonike në Big Brother Radio, Sara foli rreth lajmeve që po qarkullojnë ditët e fundit dhe për gjendjen shëndetësore të nënës së partnerit të saj, Bardhit.
“Jam rrugës për Maqedoni, momentalisht jam në Kosovë por jam rrugës për në Kumanovë. Unë mendoj që për momentin duhet të fokusohemi vetëm tek gjërat pozitive dhe gjërat e mira që po vijnë.Shëndeti i nënës së Bardhit është ende pak delikat por në përgjithësi është mirë.
Nëse diçka nuk del nga unë apo nga Bardhi, ju lutem mos i besoni palëve të treta dhe askujt sepse po përzihen në këtë histori shumë njerëz që nuk iu takon aspak si ish banorë, opinionistë, menaxherë etj.
Mua më vjen shumë keq sepse unë po mbaj mbi kurriz ofendime, fyerje dhe aludime.
Ju lutem i them publikut mos besoni asgjë që nuk del nga goja ime dhe e Bardhit”, tha Sara.
lokimagazine