ShowBizzz

Bëhet “i gjallë” menaxheri, por prapë s’reagon për Sarën e Bardhin

Pas daljes së Bardhit nga formati i ‘BBV3’, shkak gjendja shëndetësore jo e mirë e nënës së tij, një rrëmujë e madhe u krijua në rrjet.

Pasi Sara ngriti dyshimet në studio se dalja e tij mund të ketë qenë e planifikuar, ajo ka pretenduar se menaxheri i Bardhit, Jetmiri ka pasur për qëllim që t’i ndajë ata, por sipas saj, ai nuk ka arritur të realizojë këtë synim.

Më pas dyshja ka patur ‘përplasje’ nëpër rrjete sociale, e ndërsa ditën e sotme Sara ka ndarë në Instagram fotografi me Bardhin dhe nënën e tij.

Më pas një postim është bërë në Instastory-n e Jetmirit por kësaj here jo për çiftin.