Lajme

Ura e re e Kukësit, Rama inspekton punimet: Shmang më në fund “grykën e shishes”

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar nga afër këtë të martë punimet të cilat janë duke vijuar në urën e re të Kukësit.

Sipas kreut të qeverisë, ndërtimi i saj i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare. Gjithashtu ai thekson se po sjell edhe një shenjë të bukur, kuptimplotë nga dimensioni inxhinierik dhe estetik, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë.

“Në Urën e Re të Kukësit, një vepër e madhe publike me kompleksitet të lartë inxhinierik, e cila i jep zgjidhje nyjes së vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke shmangur më në fund “grykën e shishes” sidomos në sezonin e verës dhe aksidentet në kohën e ngricave, si edhe duke i dhënë një përmasë spektakolare udhëtimit mbi liqen“, shkruan Rama.

Lëvizja e Urës së madhe metalike nëpërmjet lundrimit në Liqenin e Fierzës nga sheshi i montimit drejt pozicionit final mbi pila ka qenë një punë e vështirë dhe delikate.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo