Lajme

Policia sqaron plagosjen e policit në Shkodër, RENEA niset drejt fshatit Grudë e Re

Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi plagosjen me armë zjarri të policit dhe kunatit të tij në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë rreth orës 19:30 në afërsi të fshatit grudë e Re është qëlluar me armë zjarri me armë zjarri shtetasi Gjon Nika, rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë.

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët e plagosjes nuk janë identifikuar ende, ndërsa gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorë.

Drejt fshatit ku ndodhi ngjarja janë nisur me urgjencë Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në foto: Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë

Policia: 

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. 

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. 

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo