Lajme

Plagosen me thikë dy vëllezër në Durrës, dalin detajet e para

Dy vëllezër janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit, si pasojë e një konflikti.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar.

“Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit,” njofton policia.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo