Silvi është banori i radhës që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP, i cili ishte në nominim bashkë me Ledionën.
Ai nuk kishte shumë kohë brenda në BBV, por as bileta e fatit që ia mori Meritonit të shtunën, pasi fitoi lojën me tortë nuk arriti ta shëtonte.
“Loja ndryshoi te Prime i të shtunës së kaluar, ku dolën disa banorë. Aty pata një ndryshim të lojës. Gjatë asaj jave edhe Ledjona ka qenë e ngarkuar. Javën e kaluar kam pasur temperaturë dhe të gjitha këto kanë ndikuar, në një nominim me një lojtare të fortë. Me Erjolën ka mbaruar si muhabet me daljen jashtë. Ndoshta ishte edhe një gabim”, tha Silvi pas eliminimit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo